Aktualitet Detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, si nisi konflikti mes viktimave...

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, si nisi konflikti mes viktimave dhe autorëve

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Laç. Sipas dëshmisë së tre personave të arrestuar për krimin ndaj Kelvin Jushit dhe Erjon Jushit, pak para se të ndodhte masakra, në lokal viktimat kanë qëlluar fizikisht njërin nga autorët, Vinçens Bushin.

Ky konflikt e ka patur zanafillën disa ditë më parë, ku dyshohet se kushërinjtë Jushi kanë ngacmuar në rrugë një person të fisit Bushi.

Pas përplasjes fizike, njëri nga vëllezërit Bushi sëbashku me Vinçens Bushin u kanë drejtuar armët kushërinjve Jushi.

Megjithëse ata kanë tentuar të largohen me vrap autorët i ndoqën në rrugë, ku dhe i qëlluan.

Dy vëllezërit Bushi dhe kushëriri i tyre u vetëdorëzuan pas negociatave me policinë.