Kryesore Detajet e Kuvendit të PD: Nga kodi i veshjes tek mbajtja e...

Detajet e Kuvendit të PD: Nga kodi i veshjes tek mbajtja e dy flamujve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin e thirrur prej tij në Pallatin e Kongreseve.

Në rend të ditës është parashikuar të ketë vendimarrje të rëndësishme mbi situatën politike në vend, e ku nuk përjashtohet edhe vendosja e fatit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, e ardhmja e tij brenda ose jashtë Partisë Demokratike.

Më shumë sesa një Kuvend për vendimet që do të marrë, Kuvendi i 18 dhjetorit ishte një force mbështetje për të me delegate që mbushën sallën e madhe dhe shume demokratë që qëndronin në hollin e Pallatit të Kongreseve ne të dy katet e saj.

“Basha, Basha”, “Poshtë komunizmi”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Rama ik” ishin disa nga thirrjet e delegatëve që e priten Bashën me entuziazëm të madh.

Ajo që ra në sy në Kuvendin e PD ishte edhe kodi i veshjes, që mbizotëronte ngjyra e zezë dhe blu e errët nga drejtuesit kryesore te PD-së.

Gjatë këtij Kuvendi nuk pati flamuj të PD-së përveç dy; atij shqiptar dhe atij te BE-së që dy te mëdhenj shin vënë në pjesën kryesore te sallës.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat pas shpalljes non grata nga SHBA, ishte një vendim që duhej ta ndërmerrte.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e 18 Dhjetorit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se pas shpalljen non grata të Sali Berishës, u përballën me një fushatë në kufijtë e luftës civile.