Aktualitet Detajet e reja/ Jurgen Kurti u vra në pritë, autorët ikën me...

Detajet e reja/ Jurgen Kurti u vra në pritë, autorët ikën me makinë tip “Benz E-Clas”

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e të riut Jurgen Kurti mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.20 në zonën e Tiranës së Re.

Kurti sapo kishte zbritur nga makina dhe po kalonte trotuarin për t’i ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë tip Benz E-Clas i zi në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë që vrau të atin pak vite më parë.

Kush është Jurgen Kurti?

Ai është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi disa vite më parë u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe i akuzuar për dhunimin e një tregtari në Durrës që vdiq pas goditjeve.

Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij e mori daja, ndërsa në rastin e dytë u akuzuan vjehrri dhe vëllai i vjehrrit.

Gjithashtu Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte.

“Nuk kam më shpirt”, e dashura vajton mbi trupin e Kurtit

Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij.

E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi duke vajtuar mbi trupin e tij. “Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt“, ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.

Jurgen Kurti