Aktualitet Detyrim paraqitje për Marsida Qatjen

Detyrim paraqitje për Marsida Qatjen

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Marsida Qatjen. Në shtëpinë e saj u vra Dritan Haxholli ndërsa mbeti i plagosur polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo akuzohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj.

30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.