Aktualitet  “Dhelpra e Detit”, kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë (Video+Foto)

 “Dhelpra e Detit”, kapet peshkaqeni i rrallë në Vlorë (Video+Foto)

Një peshkaqen i rrallë u kap nga peshkatarët në gjirin e Vlorës.

Sipas peshkatarëve, ai quhet peshkaqeni bishtdhelpër ose ‘Dhelpra e Detit’.

Kafsha ishte 3.2 metra e gjatë dhe peshonte 120 kg. Për fat të keq ajo ngordhi në rrjetën e peshkatarëve.

Kjo specie cilësohet e rrallë nga ekspertët, por jo e rrezikshme pasi nuk sulmon.

Quhet Dhelpra e Detit për shkak të gjatësisë së bishtit dhe gjendet më shumë në brigjet tropikale.

Ardhja e tij në ujërat tona ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike.