Aktualitet Dhimitër Kraja kthehet sërish në detyrë pasi u shërua nga Covid-19

Dhimitër Kraja kthehet sërish në detyrë pasi u shërua nga Covid-19

Mjeku Dhimitër Kraja, i cili u diagnostikua ditë më parë me Covid-19, teksa kujdesej për pacientët, pas shërimit është rikthyer përsëri në detyrë.

Gjatë shërbimit të tij ai u infektua nga kjo sëmundje dhe ekipi mjekësor e ndihmuan atë të kalonte këtë situatë.

Në datën 4 prill ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ndau lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar.

Kraja ishte ndër mjekët e parë që iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Dr.Luli” u rikthye nga pensioni në spitalin Infektiv për të ndihmuar mjekët në kurimin e personave të infektuar me Covid-19.

“Profesor Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr.Luli siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këtë ditë të vështira”, shkruan në Facebook, ministrja Manastirliu.