Bota Dhoma e Përfaqësuesve voton për legalizimin e kanabisit në nivel federal

Dhoma e Përfaqësuesve voton për legalizimin e kanabisit në nivel federal

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi të premten për dekriminalizimin e marijuanës në nivel federal, por legjislacioni nuk pritet të avancojë më tej, pasi senati mbetet në duart e republikanëve.

Kjo është hera e parë që një dhomë e Kongresit voton për të legalizuar përdorimin e marijuanës në nivel federal, që kur kjo lloj droge u listua si “substancë e kontrolluar” në vitin 1970.

Deri më tani, 15 shtete amerikane dhe distrikti i Kolumbisë e kanë legalizuar përdorimin rekreativ të marijuanës dhe mbi 30 shtete lejojnë pjesërisht përdorimin e saj për qëllime mjekësore. Shitjet e kanabisit prekën nivele rekord gjatë festës së Falënderimeve.