Sport Dhuna ndaj gjyqtarit, Disiplina “masakron” Kamzën

Dhuna ndaj gjyqtarit, Disiplina “masakron” Kamzën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit “masakron” klubin e Kamzës.

Ashtu siç edhe pritej, Kamza është përjashtuar nga ky kampionat i Kategorisë Superiore madje sezonin e ardhshëm do të nisë gjithçka nga Kategoria e Dytë, pra dy kategori më poshtë.

Dhuna ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen ndaj Laçit, i ka kushtuar rëndë jo vetëm klubit nga periferia e kryeqytetit, por edhe presidentit të Kamzës, Naim Qarri i cili ka marrë një pezullim shembullor nga aktivitetet futbollistike ashtu si edhe disa drejtues të tjerë të Kamzës.

Në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit në fundjavë, arbitri Eldorain Hamiti u dhunua rëndë nga tifozët dhe drejtuesit e klubit të Kamzës, mes të cilëve edhe Presidenti Naim Qarri, i cili e goditi me gur.

Akordimi i një penalltie për Laçin në minutat shtesë, bëri që në fushë të hynin tifozë dhe drejtues të Kamzës të cilët sulmuan gjyqtarin.