Kryesore Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

Kundër sulmit të bërë me grafite në muret në hyrje të banesës së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, ka dalë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca dënon veprimet e kryera kundë ambasadorit Borchardt, ndërsa shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.