Aktualitet Dhunohej nga bashkëjetuesi, 37-vjeçarja nga Tirana mbante pistoletë

Dhunohej nga bashkëjetuesi, 37-vjeçarja nga Tirana mbante pistoletë

Foto: Arma e sekuestruar

Një burrë dhe një grua janë vënë në pranga nga uniformat blu të kryeqytetit për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Tiranës ka arrestuar qytetarin me iniciale R.H., pasi dhunonte fizikisht bashkëjetuesen e tij, 37-vjeçaren me iniciale A.K. Edhe kjo e fundit u arrestua, pasi mbante pa leje një pistoletë “EKOL”.

Policia thotë se armën, 37-vjeçarja e kishte fshehur në sahatin e ujit të pallatit ku banonte. Dy bashkëjetuesit u arrestuan në flagrancë dhe burri akuzohet për dhunë në familje kurse 37-vjeçarja për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe. Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K.  Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.