Aktualitet Dhunohet administratori i një njësie administrative në Peqin

Dhunohet administratori i një njësie administrative në Peqin

Administratori i Njësisë Administrative Gjoçaj në Peqin është goditur me mjete të forta këtë të shtunë. Policia ka shpallur në kërkim 4 persona për këtë ngjarje ndërkohë që 1 tjetër është proceduar penalisht.

Ka qenë një njoftim që ka çuar uniformat blu në vendin e ngjarjes. Autorët sapo kanë parë policinë janë larguar menjëherë. Mësohet se tre prej personave të shpallur në kërkim janë vëllezër.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në gjendje të lirë u procedua 61-vjeçari N.M. Të rinjtë e goditën administratorin B.H., 29 vjeç, me mjete të forta për