Aktualitet Dhunohet çifti, u grabitet dhe automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Dhunohet çifti, u grabitet dhe automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Grabitet me armë një automjet në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë –Durrës.
Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë kërcënuar dhe dhunuar një çift, të cilëve u kanë marrë automjetin e tyre tip “Fiat”.

Pas thirrjes për ndihmë, policia ngriti ngriti pika të shumta kontrolli në kryeqytet por nuk mundi të ndalojë autorët.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe identifitikim e grabitësve.