Aktualitet Dhunohet për shkak të detyrës gazetari në Lezhë dhe bashkëshortja e tij....

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari në Lezhë dhe bashkëshortja e tij. Në kërkim dy autorët

Gazetari Elvis Hila së bashku me bashkëshorten e tij janë dhunuar fizikisht në Lezhë. Rreth orës 16:40 të pasdites, 32-vjeçarit Elvis Hila i kanë dalë përpara dy persona që e kanë sulmuar.

Bashkëshortja e gazetarit, me iniciale B.H., ka ndërhyrë dhe është sulmuar edhe ajo. Sipas burimeve të Policisë, shkak i këtij sulmi ndaj gazetarit është detyra e tij.

Dy autorët, me iniciale I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati, janë shpallur në kërkim nga autoritetet.