Sport Dhunuan futbollistët e tyre, shoqërohen në komisariat 30 tifozë të Tiranës

Dhunuan futbollistët e tyre, shoqërohen në komisariat 30 tifozë të Tiranës

Pas reagimit të ashpër të tifozëve, të cilët ditën e sotme penguan skuadrën e tyre të Tiranës të zhvillonte stërvitjen në kompleksin stërvitor bardheblu “Skënder Halili”, ka reaguar edhe policia.

Rreth 30 tifozë bardheblu, të cilët ishin të pranishëm në kompleksin stërvitor, janë shoqëruar nga policia e Tiranës në lidhje me këtë incident.

Tifozët fillimisht ndaluan ekipin të stërvitej, por më pas situata degradoi nga ofendimet e shprehura nga disa tifozë dhe Gilman Likës me të cilin pati dhe konfrontim fizik.

Edhe kjo erdhi pas vendimi të marrë një ditë më parë nga presidenca bardheblu për të lejuar skuadrën e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet brenda në “Selman Stërmasi”.