Politika Di Maio pret mjekët dhe infermierët shqiptarë: Ja pse duhet të jeni...

Di Maio pret mjekët dhe infermierët shqiptarë: Ja pse duhet të jeni në BE

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka pritur grupin e mjekëve nga Shqipëria që do të kontribuojnë për kujdesin e pacientëve me COVID-19 në Itali.

Di Maio shprehur vlerësim për këtë ndihmë që po ofron Shqipëria, e cila gjithashtu tha ai po lufton me loronavirus. Ministri i Jashtëm italian theksoi se, “shpirti i solidariteti është vlera evropiane që bashkon BE”.

“Ju falënderoj për solidaritetin e treguar, dhe kjo është një nga arsyet e mira pse Shqipëria duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së. Shpirti i tyre i solidaritetit që po tregojnë me këtë veprim, është pikërisht vlera që lindin BE dhe që populli shqiptar po ia rikujton disa prej popujve evropianë këtë gjë në këto kohë të vështira”, deklaroi Di Maio.

Ekuipazhi prej 10 mjekë dhe 20 infermierë do të shkojnë në Lombardi për të dhënë kontribut në trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.

Shqipëria i është bashkuar disa vendeve që kanë dërguar ekip mjekësor për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve italiane për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.