Sport Di Maria-Vlahovic asist dhe gola, Juve fitore bindëse ndaj Sassuolo-s

Di Maria-Vlahovic asist dhe gola, Juve fitore bindëse ndaj Sassuolo-s

Juventusi ka marrë një fitore të pastër dhe bindëse 3-0 në ndeshjen e javës së parë të Serie A ndaj Sassuolo-s.

Protagonist ishte ylli i ri i skuadrës, argjentinasi Di Maria. Argjentinasi ishte autor i golit të parë të ndeshjes, ndërsa më pas radhën e kishte Vlahovic, i cili realizoi edhe dy herë të tjera në këtë ndeshje. Golin e parë e shënoi me penallti dhe të dytin pas një asisti të Di Marias. Argjentinasi doli më pas i dëmtuar.

Ndërkohë, Sassuolo u tregua e pafuqishme për të shënuar të paktën golin e nderit.

Më herët, edhe Napoli ishte bindës ndaj Veronës ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-2.