Extra Diamante dhe flori, njihuni me çantën më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Diamante dhe flori, njihuni me çantën më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Një çantë me vlerë 6.7 milionë dollarë sapo është zbuluar në New York City.

Ajo është e zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të vendosura në platin dhe flori 24 karat.

Çanta vezë është e mbështjellur me një fole asimetrike prej ari 24 karatë, me vlerë prej 250 mijë dollarë.

Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme janë tre diamante jashtëzakonisht të rralla, me vlerë 1.9 milion dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265.000 dollarë.

Artikulli i mrekullueshëm është krijimi i dizajneres britanike, Debbie Wingham, 37 vjeçe, e njohur për krijimin e një serie artikujsh më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë.