Aktualitet Dibër, banorët japin alarmin: Ujqërit po na vinë tek dera, jemi në...

Dibër, banorët japin alarmin: Ujqërit po na vinë tek dera, jemi në rrezik

Ujqërit kanë pushtuar zonat e thella të Dibrës duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Ata shprehen se egërsirat u janë afruar banesave dhe se ky fenomen është bërë shumë i shpeshtë.

Mungesa e ushqimit në malet e mbuluara nga dëbora po detyron ujqërit që  të zbresin në zonat e banuara në zonat malore të Dibrës.

Të paktë 10 krerë bagëti të imta janë dëmtuar deri tani nga sulmet e ujqërve në njësinë administrative Baz të Matit.

Banorët kanë vrarë të paktën një prej kafshëve të egra që thonë se i kanë sulmuar bagëtitë, por as kjo nuk është një zgjidhje.

Ata thonë se më tepër janë të frikësuar për fëmijët të cilët mund të sulmohen nga kafsha e egër në çdo moment.