Shëndet Dielli ju ndihmon që të luftoni koronavirusin

Dielli ju ndihmon që të luftoni koronavirusin

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar të vitaminës D, ishin dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19.

Të dhënat zyrtare të SHBA-së tregojnë se vitamina D ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

Me gjithë entuziazmin për zbulimin, kërkuesit shkencorë të “Northwestern University” thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D.

Ata bënë thirrje edhe për më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Një studim i mëhershëm i “Vrije Universiteit Amsterdam” doli në përfundimin se vendet me nivele të ulta të vitaminës D, ishin ato vende që kishin shënuar numrin më të lartë të viktimave, por edhe numrin më të madh të të prekurve nga Covid-19.

Kujtojmë se vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.