Extra Dielli që do të zgjedhësh flet për anën tënde më të mirë

Dielli që do të zgjedhësh flet për anën tënde më të mirë

Dielli është ylli që furnizon planetin me energjinë më të madhe. I njëjti funksion përkthehet në disa besime popullore të religjioneve dhe kulturave të ndryshme në të cilat dielli shihet si perëndi, pasi është burim jete dhe ngrohtësie. Nëse do të kishe një letër e një laps para cilin diell do të pikturoje? E di se ç’tregon kjo për ty?

1- Optimist

Nëse mendoni gjithmonë pozitivisht, askush s’ju konkurron dot. E shihni botën me shumë ngjyra, gotën gjysmë plot dhe kurrë nuk i shteroni forcat, para çdo lloj gjëje. Mos lejoni askënd t’ju bëjë të mendoni ndryshe. Ju keni kapërcyer vështirësi të mëdha gjatë jetës dhe kjo është arsyeja pse keni kaq shumë forcë.

2- Diskret

Gjëja më e çmuar për ju është respekti dhe të tjerët e dinë si t’ua japin hapësirën tuaj. Nuk ju pëlqen të jeni mes shumë njerëzish, që të tjerët të hyjnë në jetën tuaj dhe të mos ju lejojnë të merrni frymë. Preferoni që njerëzit të komunikojnë me ju para se të vendosin t’ju afrohen pas pasur arsye.

3- I mençur dhe modest

Keni një personalitet brilant, jeni autodidakt, kurioz dhe ju pëlqen t’i njihni njerëzit rreth jush. E panjohura nuk ju tremb. Jeni transparent, thoni gjithmonë të vërtetën dhe në përgjithësi, njerëzit ju konsiderojnë si një njeri të mirë. Fraza që udhëheq jetën tuaj është ‘Nëse mali nuk shkon tek Muhamedi, shkon Muhamedi tek mali”.

4- Romantik

Jeni një shpirt i shqetësuar. Keni shumë ide në kokë dhe doni t’i gjërat njëherësh, që në këtë moment, nëse është e mundur. Për njerëzit rreth jush duket e pabesueshme sa shumë energji që keni. Por ka një sfond shumë të thjeshtë në të gjithë këtë: dashuria. E doni jetën tuaj dhe përpiqeni të jetoni sa më mirë.

5- Ata që ju njohin janë me fat

Jeni një person shumë fisnik dhe i sjellshëm. Interesoheni për të tjerët dhe vështirësitë e tyre sepse jeni të gatshëm të përfshiheni t’i ndihmoni. Dëshironi t’i ndihmoni ata që janë në nevojë. Jo gjithmonë ia dilni ashtu siç doni, por të paktën kontribuoni. Kontributet tuaja janë rreze drite që tregojnë përulësinë dhe zemrën tuaj të mirë.

6- Pozitiv

Jeni një person argëtues, të tjerët duan të qëndrojnë nën shoqërinë tuaj, sepse jeni shumë interesant. Ju pëlqen të argëtoheni, ju pëlqen çdo gjë që bëni. Për ju, çdo pengesë është një mësim për t’u rritur dhe për të mësuar diçka pozitive. Injoroni komentet negative dhe gjithmonë i mbani sytë hapur për të parë përpara. Jeni person alegro dhe miqësor.

7- Ëndërrimtar

Keni përcaktuar shumë qëllime për të cilat po luftoni. Jeni pak në kaos, por kjo ndodh sepse doni të arrini shumë objektiva njëherësh. 24 orë në ditë nuk janë mjaftueshëm për ju, kështu që duhet të ‘shtrydhni’ përfitimin maksimal për t’i afruar ëndrrat tuaja drejt realizimit.

8- Mendimtar i mirë

Keni një karakter të shkëlqyer, ekselent. Keni shumë durim. Nuk ofendoheni lehtë, nuk ju pëlqen të lëndoni të tjerët, nuk prishni qejf. Në të vërtetë jeni shumë person efikas. Ju pëlqen të mendoheni mirë para se të veproni dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë gjeni ide të mëdha.