Shëndet Dieta e Budës, arti i lashtë i dobësimit

Dieta e Budës, arti i lashtë i dobësimit

Hani më pak, meditoni më shumë.

Mos hani darkë pas orës 18:00.

Bëhuni më pak mishngrënës.

Çelësi i dietës së Budës qëndron tek kufizimi i kohës se të ngrenit: psh në vend që të shqetësoheni se çfarë apo sa të hani, dieta ju kërkon që të përqendroheni në atë që hani dhe të ngushtoni kohën e të ngrënit deri në 9 orë.

Studimet tek minjtë dhe njerëzit kanë treguar se kufizimi i kohës është një metodë efektive për humbjen në peshë. Sipas kësaj ideje, metabolizmit tuaj i nevojitet një pushim nga ushqimi, po themi një formë agjërimi.

Ja si të mbani dietën e Budës

Hani ç’të doni (nëse janë të shëndetshme)

Një gjë e mirë për Dietën e Budës është se nuk ka rregulla drastike për ushqimet që duhet të hani, por evitoni sheqernat yndyrnat dhe karbohidratet, si dhe ushqimet e gatshme. Mos hani në darkë vonë.

Një ditë në javë hani çfarë të doni

Dieta e Budës ju lejon të keni një ditë në javë ku mund të hani çfarë të dëshironi, përfshi pica, apo burger.

Autori i kësaj diete Zigmond shpjegon se ushtrimet nuk djegin dhe aq kalori sa mendojmë ne, e nga ana tjetër sa më shumë ushtrohemi aq më shumë oreks kemi. Prandaj kjo dietë nuk kërkon që të ushtroheni për orë të tëra në palestër, por nga nxit të meditojmë si dhe të bëjmë joga e tai chi. Zigmond na rekomandon që të ushtrohemi në mëngjes me stomak bosh pasi kjo gjë ju bën që të digjni 20% më shumë yndyrë se sa kur stërviteni pas buke.

Mos e përfundoni të gjithë ushqimin

Gjatë kësaj diete duhet të mendoni nëse ushqimi i tepruar është më mirë të hidhet në kosh apo në stomakun tuaj. “Ju e keni një zgjidhje,” shkruan Zigmond. “Ose të përdorni një kosh plehrash, ose të jeni ju vetë koshi.”

Kushtojini vëmendje ushqimit

Për shkak se kjo dietë kërkon që t’i kushtoni vëmendje orës dhe të mendoni atë që po hamë dhe kur po e hamë, Zigmond thotë, “ju bën që të fokusoheni më shumë.” Dhe kur fokusoheni gjatë të ngrënit nisni të kuptoni sa po hani.

Mundohuni t’i përdorni këto këshilla. Do të shihni që Dieta e Budës nuk është një plan i mirëfilltë ushqimi, por një sistem ekuilibri jetësor. Provojeni dhe ndoshta do të humbisni disa kilogramë dhe një shëndet më të mirë në përgjithësi.