Aktualitet Dieta perëndimore ka rritur rastet e sëmundjeve autoimune në botë

Dieta perëndimore ka rritur rastet e sëmundjeve autoimune në botë

Sëmundjet autoimmune kanë nisur të përhapen me shpejtësi edhe në vende ku më parë kishte raste shumë të pakta. Një qendër kërkimore në Londër, Francis Crick Institute ka ngritur grupe për të kuptuar shkakun e kësaj përhapjeje në masë që duket se lidhet me dietën ushqimore perëndimore.

“Numri i raste të sëmundjeve autoimune nisi të rritej rreth 40 vjet më parë në Perëndim. Megjithatë ne po shohim tani shfaqjen në vende ku nuk ka patur më parë sëmundje të tilla”, citon “The Guardian” ekspertin James Lee.

Për ilustrim, rritja më e madhe e sindromës së zorrës së irritueshme është vënë re së fundmi në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore. Më parë këto vend nuk e kanë njohur këtë sëmundje. Sëmundjet autoimune variojnë nga diabeti i tipit 1 të artriti reumatik apo edhe skleroza e shumëfishtë. Vetëm në Britaninë e Madhe numërohen 4 milionë njerëz me sëmundje të tilla. Arsyeja vjen nga jashtë.

“Gjenetika njerëzore nuk është alteruar në dekadat e fundit. Kështu që diçka po ndryshon nga bota e jashtme në një mënyrë që po rrit predispozitën tonë për sëmundje autoimune”, vijon Lee.

Një shembull që provokon mikrobiomën tonë është p.sh dieta e fast food ku mungojnë fibrat. Ndonëse nuk ka një lidhje aq të fortë mes këtij faktori dhe zhvillimit të sëmundjes, sërish ai duhet konsideruar.

5 vjet më parë revista “The Lancet” vinte në dukje përhapjen epidemike të diabetit në Afrikën Subsahariane, e ekspozuar edhe ajo ndaj ndryshimeve radikale në dietën ushqimore.