Extra “Dieta vegjetariane më çoi në menopauzë të parakohshme”

“Dieta vegjetariane më çoi në menopauzë të parakohshme”

Në fillim të vitit të kaluar, Virpi Mikkonen u alarmua nga shfaqja e një skuqjeje në fytyrën e saj.
Gjithashtu ajo kishte edhe probleme të tjera, lodhje, thonj të dëmtuar dhe më shqetësuese ishte menopauza e saj e hershme. Një test i gjakut tregoi se nivelet e hormoneve stimuluese të folikulit (FSH) kishin shkallëzuar në nivelin në të cilinpreken gratë në fazën e menopauzës… Virpi ishte vetëm 37 vjeç.

“Mendova, çfarë nuk ka të bëjë me mua? Unë jam e shëndetshme, ushtroj vazhdimisht, dhe kam qenë gjithmonë e fiskuar pas trupit dhe formave të mia, “thotë Virpi.
Në atë kohë, Virpi besonte se ishte duke ngrënë ushqimin më të shëndetshëm të gjitha dietave: pa drithëra, pa qumësht, pa mish, pa sheqer. Dhe për më tepër, ajo do të ndërtonte një karrierë që frymëzonte të tjerët për të ndjekur dietat e saj. Virpi është një blogere fituese e një çmimi dhe sipërmarrëse që mbron ushqimin me bazë bimore. Ajo ka shkruar katër libra gatimi, të cilat përfshijnë alternativa vegjetarianë dhe ka 164,500 ndjekës në Instagram.

Ndonëse jeton dhe punon në Finlandë, ajo shkruan blogun e saj dhe librat më të shitur në gjuhën angleze, dhe kjo, së bashku me fotot e bukur të recetave të saj në Instagram, ka bërë që puna e saj të ketë një rendësi të veçantë kur vjen puna në kuzhinën britanike. Megjithatë, dieta vegjetariane që ajo po promovonte si një këshillë për shëndet më të mirë, po i dëmtonte shëndetin . Ajo kërkoi ndihmë nga një specialist i mjekësisë kineze, i cili diagnostikoi një ‘mungesë yin’ (shëndetësia varet nga një ekuilibër i yin dhe yang, sipas mjekësisë tradicionale kineze). Ai tha asaj se duhet të ndalojë së ngrëni ushqimet e përpunuar, ndonëse sallata, lëngjet dhe smoothies ishin shtylla kurrizore e dietës së saj.
Virpi nuk kishte ngrënë mish për 15 vjet, përveç kur ishte shtatzënë me vajzën e saj Alva. Ajo pranon se ajo ishte e tronditur, kur mori vesh se ishte pikërisht dieta e s’ja që kishte ndjekur për shumë kohë shkaktarja e menupauzës së saj. Ajo tashmë ka hequr dorë nga dietat vegjetarianë dhe thotë se ndjehet shumë më mirë.