Aktualitet Dikur aty zhvillohej “Beteja e Vaterlosë”, shqiptarët e kthejnë në plantacion hashashi

Dikur aty zhvillohej “Beteja e Vaterlosë”, shqiptarët e kthejnë në plantacion hashashi

Katër persona u arrestuan pas çmontimit të një rrjeti të madh të prodhimit të kanabisit këtë javë, në Vaterlo të Belgjikës, në Bruksel dhe në Walloon Brabant.

Rreth 50 kilogramë drogë dhe gati 700 bimë u sekuestruan. Tre nga personat e arrestuar janë shqiptarë të moshave 24, 31 dhe 61 vjeç, ndërsa personi i katërt është një banor vendas, 45 vjeç.

Hetimet kishin nisur që në gusht të vitit të kaluar, ku policia zbuloi një plantacion kanabisi në Vaterlo, ku u arrestua një pjesë e rrjetit. Prej asaj kohe disa persona u mbajtën nën vëzhgim, derisa u zbuluan edhe vende të tjera ku ata kishin kultivuar kanabis.