Kuriozitete Dinozauri më antik është italian?

Dinozauri më antik është italian?

Dhëmbë të mprehtë si një thikë dhe kthetra të forta si çeliku, dinozauri më antik mishngrënës i dimensioneve të mëdha është italian.

Ai quhet Saltriovenator Zanellai dhe është një çeratozaur i ri që ka jetuar 200 milionë vite më parë në Lombardinë e sotme.

I gjatë gati tetë metra dhe që peshonte një ton, ishte një makinë e vërtetë lufte.

Të dhënat mbi këtë lloji u bënë të ditura në “Palazzo Reale” nga paleontologët Cristiano Dal Sasso, Simone Maganuco dhe Andrea Cau.

Ky është dinozauri i parë italian i epokës së xhurasikut dhe i vetmi dinozaur lombard, Saltriovenator, që përfaqëson një lloj të ri që shtyn kohën pas me 25 milionë vite, të shfaqjes së dinozaurëve të mëdhenj grabitqarë.