Sport Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, Buffon do rikthehet te Juventusi

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë, Buffon do rikthehet te Juventusi

Një rikthim i bujshëm në rradhët e Juventusit, Gianluigi Buffon mund të vishet sërish bardhezi. Tratativat duken në një fazë tepër të avancuar, mesa duket se është gjetur akordi dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane e vetmja gjë që pritet është firma midis palëve. Nuk do të jetë titullar, por portier i dytë në radhët e kampionëve të Italisë.

Buffon e mbylli aventurën e tij me PSG dhe që prej atij momenti, në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga e gjithë bota.

Në radhët e Juventusit momentalisht nuk e kanë një portier të dytë, pasi Matia Perin është operuar në pjesën e shpatullës dhe të paktën deri në tetor ai nuk do të jetë i gatshëm. Bardhezinjtë nuk mund të qëndrojnë pa një portier të dytë, ndërkohë nga ana tjetër Perin ne momentin kur të jetë i gatshëm nuk dëshiron më të qëndrojë si rezervë, ndaj pritet që të transferohet tek Roma.

Rikthimi i Bufffon do t’i shërbente shumë Juvnetusit, pasi dihet pesha që ka gardiani tek skuadra, madje do të ishte një ndihmesë akoma edhe me e madhe edhe për trajnerin Sarri. Në Itali, të gjithë e japin si të sigurt, Buffon shumë shpejt do t’i ribashkohet “Zonjës së Vjetër”.