Aktualitet Disa lagje të Tiranës pa drita nesër, OSHEE tregon zonat që preken...

Disa lagje të Tiranës pa drita nesër, OSHEE tregon zonat që preken nga punimet në rrjet

Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë ditës së nesërme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nesër, më datë 16 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE-së:

Për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datën 1 tetor do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.

09:00-14:00

rruga “Sami Frasheri”, “rruga Brigada VIII“, tek Pallatet Agimi, rruga Muhedin Llagani, rruga Sali Butka, pranë parkut të Ministrisë së Rendit.

09:00-12:00

rruga Nikolla Tupe pjesërisht, rruga Sami Frashëri pjesërisht, pranë Sheshit Uillson.

11:00-13:00

rruga Nikolla Tupe pjesërisht, rruga Dëshmoret e 4 Shkurtit pjesërisht/

14:00-16:00

rruga Nikolla Tupe pjesërisht, rruga Vaso Pasha pjesërisht.

10:00-12:00

rruga Brigada VIII pjesërisht, rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit pjesërisht, tek Pallatet Agimi.