Bota Disa lajme të mira: A po i afrohemi fundit të pandemisë?

Disa lajme të mira: A po i afrohemi fundit të pandemisë?

Të gjithë u lodhën nga koronavirusi. Alarmet po lëshohen sërish për shkak të një varianti të ri, por për fundvit, lajmet janë ende të mira: Omicron duket më i butë.

Sipas një studimi nga Anglia, Omicron ka 20 deri në 25 për qind më pak gjasa të çojë në trajtim spitalor sesa Delta. Eksperimentet laboratorike tregojnë se Omicron ka një aftësi më të ulët për të infektuar qelizat e mushkërive.

Edhe pse mbetet për t’u parë nëse konstatimet do të konfirmohen në praktikë, duket se Omicron do të jetë më i butë. Por ajo do të përhapet më shpejt sepse, për shkak të mutacioneve të shumta, ajo shpesh anashkalon përgjigjen imune që kemi marrë nëpërmjet vaksinimit origjinal ose duke kaluar variantet e para të virusit.

Një studim skocez tregon se rreziku për të shkuar në spital me Omicron është sa dy të tretat më e ulët dhe se ky variant praktikisht nuk shkakton simptoma më të rënda tek njerëzit nën 60 vjeç. Ky studim tregon gjithashtu se vaksina përforcuese – pra doza e tretë – mbron nga simptomat në një masë të madhe.

Një studim nga rajoni australian i Uellsit të Ri Jugor flet në favor të kësaj. Megjithatë, pothuajse të gjithë janë vaksinuar atje – dhe të infektuarit me Omicron përfundojnë në spital dy herë më shpesh se ata me Delta.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se rreziku qëndron në faktin se Omicron është shumë më ngjitës. Edhe nëse rrjedha e sëmundjes është më e lehtë, nëse një numër i madh njerëzish infektohen në një periudhë të shkurtër kohore – do të mjaftojë që të mbingarkohen kapacitetet spitalore.

A po afrohet fundi i pandemisë?

Disa tashmë po parashikojnë që Omicron ngadalë por me siguri po i jep fund pandemisë. Sepse, ky variant është më inteligjent dhe evolucionarisht më i lartë se delta. Kjo do të thotë se përhapet më shpejt, por vret më rrallë. Omicroni së shpejti duhet të ketë përparësi mbi Deltën.

Megjithëse virusi nuk do të çrrënjoset shpejt – mund kurrë – ka të gjitha mundësitë që ai të bëhet endemik. Kjo do të thotë se nuk ka pandemi, por se një version i dobësuar i virusit do të ndodhë aty-këtu lokalisht ose sezonalisht – ashtu si gripi në dimër. Më pas do të mbrohehemi nga ai si dhe nga gripi – me një vaksinim vjetor.

Lajmi i mirë është se prodhuesit e vaksinave pretendojnë – dhe studimet e para e tregojnë këtë – se një dozë përforcuese mbron mirë kundër Omicron. Kjo thuhet dhe në Novavax, vaksina e të cilit është miratuar së fundmi në BE. Shpresa të mëdha vendosen në këtë vaksinë proteinike, sepse ka shumë njerëz që janë skeptikë për teknologjinë e re të mRNA, ndaj dhe shmangën Moderna-n dhe BioNTech / Pfizer.

Prodhuesit e këtyre dy vaksinave thanë gjithashtu se doza e tretë funksionon mirë kundër llojit të ri. E njëjta gjë u njoftua nga prodhuesit e AstraZeneca.

Pilula e parë kundër COVID

Pfizer ka një tjetër lajm të madh këto ditë – Agjencia Amerikane e Barnave ka lëshuar një miratim urgjent për pilulën e tyre anti-COVID të quajtur Paxlovid. Një ndër-analizë e Pfizer tregon se ilaçi ul shkallën e vdekjes me 89 për qind.

Paxlovid në fakt ngadalëson riprodhimin e virusit. Të gjithë ata që janë të sëmurë e marrin pilulën në shtëpi dy herë në ditë, gjithsej pesë ditë, në kombinim me një preparat tjetër. Qëllimi i këtij ilaçi është të shmangë një rrjedhë serioze të sëmundjes dhe të parandalojë që ajo ta çojë të prekurin në spital.

Procedura për miratim pranë Agjencisë Evropiane të Barnave është duke u zhvilluar. Por prodhimi nuk do të jetë ende në masë, kështu që ky ilaç aktualisht është i shtrenjtë.