Aktualitet Disa lëkundje sizmike, sizmologu Aliaj: Nuk janë tërmete paralajmëruese

Disa lëkundje sizmike, sizmologu Aliaj: Nuk janë tërmete paralajmëruese

Sizmologu, dhe profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, është pyetur nga Dritare.net në lidhje me tërmetet e fundit, të një nate më parë në Cërrik dhe ai i mbrëmjes së sotme në Lushnje.

Profesor Aliaj, është shprehur se këto janë tërmete të zakonshme dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi nuk janë tërmete paralajmëruese.

Profesor Shyqyri Aliaj: Ky është një aktivitet tektonik i zakonshëm i pllakave perëndimore të cilat përfshijnë edhe zonën e Cërrikut dhe të Lushnjes. Këto janë pllaka të cilat shtyjnë njëra-tjetrën të cilat krijojnë tension, dhe krijojnë edhe këto tërmet. Ndërsa në zonën e Korçës, kemi dy pllaka të hapura të cilat reshjet e shiut ndikojnë tek tërmetet. Përsa i përket reshjeve të shiut, njerëzit nuk duhet të kenë frikë në ultësirën tonë perëndimore, siç është e përhapur ideja se po ra shumë shi, mund të jenë shkaktarë tërmetesh, kjo ndodhë aty ku janë pllakat e hapura. Është një aktivitet i zakonshëm tektonik, njerëzit nuk duhen të tremben, nuk janë tërmete paralajmëruese si ishte ai i shtatorit, që solli tërmetin e nëntorit, tërmet si i 26 nëntorit nuk do të kemi, këto janë tërmete të zakonshme, shtytje e pllakave tektonike.