Bota Disa të dhëna që duhet t’i dini për “Floridën europiane”: Gjenialieti që...

Disa të dhëna që duhet t’i dini për “Floridën europiane”: Gjenialieti që e nxori Portugalinë nga kriza

Portugalia ishte ndër ata vende që e pësoi më së shumti nga kriza e vitit 2008, por e mori veten shpejt, e kjo falë një gjenialiteti në ekonomi. Si? Thithi kapitalin njerëzor të moshës së tretë në Europë, duke e detyruar që të derdh para për pasuri të paluajtshme.

Portugalia ka tërhequr mijëra pensionistë evropianë vitet e fundit, kryesisht francezë, britanikë dhe italianë, dhe tani quhet “Florida e Europës”.

Në mes të krizës financiare të vitit 2009, qeveria përjashtoi pensionistët nga pagimi i taksave mbi të ardhurat dhe duke bërë kështu, tërhoqi kapital të huaj dhe dinamizoi tregun e pasurive të patundshme.

Rezultati është që 10,000 pensionistë evropianë kanë zgjedhur të paguajnë taksat në Portugali, sipas shifrave të vitit 2017. Kryeqyteti Lisbonë dhe vendpushimet përreth Algarve në jug janë destinacionet e preferuara për pensionistët evropianë për të blerë pasuri të paluajtshme.

Që nga viti 2011, Portugalia u ka hapur derën investimeve kineze. Kështu, kinezët janë bërë aksionerë të mëdhenj të grupeve të mëdha si Energias de Portugal (EDP), distributori i energjisë REN, banka BCP dhe ndërmarrja kryesore e sigurimeve (Fidelidade).

Investimi i shtetasve kinezë në Portugali vlerësohet tani rreth 10 miliardë euro, rreth pesë përqind e PBB-së.

Portugalia ka një popullsi prej 10.2 milion dhe 2.2 milion portugezë të tjerë jetojnë në të gjithë botën.

Përfshirë pasardhësit e mërgimtarëve, diaspora portugeze numëron pesë milion njerëz.

Komuniteti më i madh portugez është në Francë, me 600,000 që jetojnë atje. Në Luksemburg, portugezët përbëjnë 16 përqind të popullsisë.

Portugalia ka vendosur vitet e fundit disa nga zyrtarët e saj në pararojë të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Ish-kryeministri Antonio Guterres u bë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në 2017.

Ministri aktual i Financave, Mario Centeno, u bë President i Eurogroup në të njëjtin vit, me ish-Komisionerin Evropian Antonio Vitorino që kryeson Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) që prej vitit 2018.

Ish-kryeministri Jose Manuel Barroso shërbeu si President i Komisionit Evropian nga 2004 deri në 2014.