Extra Disa të pathëna tregu për bananen

Disa të pathëna tregu për bananen

A keni menduar ndonjëherë pse bananet, pothuajse kudo, janë numri një në supermarkete?

Arsyeja është më se e thjeshtë, dhe qëndron në popullaritetin dhe shitjet e tyre.

Konkretisht, bananet janë ndër produktet më të shitura në dyqane, si në qendrat tregtare të mëdha ashtu edhe në dyqanet e vogla vendore.

Bananet janë në rafte gjatë gjithë vitit, pavarësisht sezonit, dhe gjithmonë shiten mire, me të njëjtin ritëm.

Në vitin 2013, zinxhiri amerikan i shitjes me pakicë Walmart zbuloi se bananet janë produkti i tyre më i shitur.

Science Meets Food shkruan se banania është fruti më i popullarizuar në botë dhe se është kultura e katërt më e vlefshme ushqimore në botë, menjëherë pas grurit, orizit dhe qumështit.

National Geographic shkruan se bananet përbëjnë afërsisht 75 përqind të tregtisë së frutave tropikale dhe se më shumë se njëqind miliardë hahen çdo vit.

Bananet janë gjithashtu fruti që deri tani është më i eksportuari në botë.