Bota Disidenti rus “internohet” në një bazë ushtarake në Arktik

Disidenti rus “internohet” në një bazë ushtarake në Arktik

Një nga disidentët e presidentit Vladimir Putin është marrë forcërisht nga forcat e rendit tek shtëpia e tij në Moskë dhe është dërguar në një bazë ushtarake në një ishull të izoluar të Arktikut, 2 mijë kilometra nga kryeqyteti rus.

Ruslan Shaveddinov, 23-vjeç, ishte një nga personazhet kyçe të fushatës anti-Putin të Alekej Navalny, i cili garoi pa sukses për zgjedhjet presidenciale.

Sipas Navalny, forcat e rendit i kanë hequr telefonin dhe ai mundi të komunikojë me anë të një telefoni në bazë. Ku do të kryej për një vit shërbimin ushtarak të detyruar në Rusi për personat nga 18-27 vjeç.

Shaveddinov disa herë i është drejtuar Gjykatës për të shmangur ushtrinë për arsyeje shëndetësore, por thirrja nuk është marrë parasysh.

Baza ushtarake ndodhet në Ishujt Novaya Zemlya, një arkipelag i humbur i Arktikut ku temperaturat shkojnë deri në -60 gradë.

Navalny deklaroi se në Rusi është rikthyer internimi i personave në Siberi dhe Arktik si në kohën e komunizmit, e fshehur me detyrimin e shërbimit ushtarak.