Politika Diskutimet në Kryesi, PD sqaron: Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si...

Diskutimet në Kryesi, PD sqaron: Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane

Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, bën me dije se kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, “në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane”.

“Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale”, lexohet në deklaratë.

Më tej, deklarata sqaron se “z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”.