Kuriozitete Dita e Falënderimeve, dy gjela deti fatlumë sigurojnë amnistinë nga Trump

Dita e Falënderimeve, dy gjela deti fatlumë sigurojnë amnistinë nga Trump

Presidenti Trump dhe gjelat e falur

Dy gjela deti kanë arsye të jenë mirënjohës në ditën e falënderimeve. U përzgjodhën për të mos qenë në tryezën festive dhe kaluan fundjavën në një hotel luksoz në Uashington.

Të martën, ata do t’i prezantohen botës nga federata kombëtare e gjelave të detit, dhe një votim do të përcaktojë se cilin prej tyre do të shpëtojë presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërsa vetëm njëri do të fitojë amnistinë zyrtarisht, të dy gjelat do të dërgohen në institutin politeknik të Virginias ku do të jetojnë të lirë.

Tradita e faljes së gjelave të detit nisi në 1947 me nismë të atëherë presidentit Harry Truman.

Dy gjelat e detit të falur