Bota Dita e Fitores, Putin: Një aleancë ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe neo-nazizmit

Dita e Fitores, Putin: Një aleancë ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe neo-nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të krijuar një mekanizëm të vetëm të sigurisë në luftën kundër terrorizmit, neo-nazizmit dhe ekstremizmit.

Duke folur në një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq, me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores, ai tha se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë të gatshëm për të luftuar kundër këtyre kërcënimeve.

“Rusia është e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë në punë të gatshëm për të luftuar kundër terrorizmit, neo-nazizmit dhe ekstremizmit. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve për të realizuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për krijimin e një sistemi sigurie efikas, të barabartë për të gjithë”, tha Putin.

Putin kritikoi gjithashtu ato vende që siç tha ai, ndihmojnë qëllimisht nazistët në ditët e sotme duke shtrembëruar faktet historike.