Kryesore Dita e shtatë e protestës, studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifave të Universitetit

Dita e shtatë e protestës, studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifave të Universitetit

Qytetarët në Tiranë kanë dalë në protestë për të shtatën ditë radhazi kundër rritjes së çmimit të karburanteve  dhe produkteve ushqimore.

Protesta po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku janë bashkuar qytetarë, aktivistë dhe studentë.

Studentët kanë bojkotuar mësimin të martën në shenjë protestë. Ata kanë kërkesat e tyre ndaj qeverisë, ku veç rritjes së çmimeve po protestojnë për përgjysmimin e tarifave të Universitetit.

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të protestojnë deri në momentin kur të gjitha kërkesat e tyre të jenë plotësuar.

Disa nga kërkesat janë heqja e taksave të naftës, heqja e akcizës dhe miratimi i ligjit për minimumin jetik.