Aktualitet Dita e tretë e mbajtjes së maskës me detyrim, rekord gjobash nga...

Dita e tretë e mbajtjes së maskës me detyrim, rekord gjobash nga policia

Që prej 15 tetorit, Policia e Shtetit ka zbarkuar në terren për të kontrolluar zbatimin e mbajtjes së maskës edhe në ambientet e jashtme. Këtë të shtunë, Policia ka vendosur rekord gjobash ndaj qytetarëve për shkeljen e rregullit për mbajtjen e detyrueshme të maskës në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë.

Në ditën e tretë të këtij akti normativ, policia njofton se në të gjithë vendin janë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë për mosmbajtjen e maskës.

Përveç të tjerash shumë qytetarë për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë dhe për këtë arsye janë shoqëruar për identifikim në komisariat.

Gjatë të premtes në të gjithë vendin janë konstatuar 341 persona, që nuk i kanë vendosur maskat dhe janë gjobitur në vlerën e 3.000 lekë.

Në ditën e parë ka pasur 171 gjoba për mosrespektimit të urdhrit të ri për përdorimin e maskës edhe në ambientet e jashtme.