Aktualitet Dita e verës nesër nis me shi

Dita e verës nesër nis me shi

Në orët e para të mëngjesit, moti në vendin tonë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta në zonën Perëndimore.

Në mesditë reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intesitet të ulët deri mesatar.

Në veri do të ketë reshje bore. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten. Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë në veri, deri në 14 gradë në zonën qendrore dhe bregdet.