Bota Dita e Veteranëve në SHBA: 7 foto të paharrueshme të amerikanëve që...

Dita e Veteranëve në SHBA: 7 foto të paharrueshme të amerikanëve që kthehen nga lufta

Në vitin 1962, Gjenerali Douglas MacArthur mbajti një fjalim të fundit para trupave të Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Atij po i afrohej fundi dhe ai e dinte këtë.

“Ushtari, para gjithë njerëzve të tjerë, lutet për paqe”, tha ai, “për të cilën ai duhet të vuajë dhe të durojë plagët më të thella të luftës”.

Në kujtim të Ditës së Veteranëve, më poshtë janë disa foto historike të amerikanëve të cilët festojnë mbarimin e luftës dhe kthimin në shtëpi.

Nju Jorkezët dalin nëpër dritaret e tyre në 10 shtator të vitit 1919, për të parë një paradë fitoreje pas Luftës së Parë Botërore.

Një paradë e fitores së Luftës së Parë Botërore në Elgin. Infermieret të cilat i kanë shërbyer ushtrisë përshëndesin turmën.

Këta burra ishin disa nga të parët të cilët u dërguan nëpër shtëpi pas dorëzimit të Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Në 25 maj të vitit 1945, ata hipën në këtë tren në Francë, me të cilin do ktheheshin përsëri në Shtetet e Bashkuara. Burrat shkruan qytetet dhe shtetet e origjinës së tyre në tren.

Gratë afrikane amerikane marshojnë në një paradë fitoreje në Rouen, Francë në 27 maj të vitit 1945. Ato ishin të vetmet gra afrikane amerikane të cilave ju lejua të shërbenin përtej detit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Burra që festojnë pasi mësuan për dorëzimin e Japonisë në 14 gusht të vitit 1945.

Të burgosurit e luftës gëzojnë teksa kthehen në shtëpi në Shtetet e Bashkuara në 12 shkurt të vitit 1973.

Lorrie Stirm, 15 vjeç, vrapon për të përqafuar të atin, i cili kaloi më shumë se 5 vite si i burgosur në luftën e Vietnamit Verior. Edhe pse fotoja e mësipërme u titullua “Hov gëzimi” dhe fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1974, kjo nuk do të thoshte asgjë. Pak kohë para lirimit të tij nga kampi vietnamez, disa ditë para se kjo foto të shkrepej, piloti i Forcave Ajrore Robert L. Stirm mori një letër nga gruaja e tij në të cilën ajo i kërkonte divorcin.

/Washington Post