Aktualitet Ditë me diell gjatë kësaj jave, por në fundjavë rikthehen reshjet e...

Ditë me diell gjatë kësaj jave, por në fundjavë rikthehen reshjet e dëborës

Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja u shpreh për Euronews Albania se edhe gjatë kësaj jave do të ketë një mot të kthjellët, ku nuk do të mungojnë ditët me diell.

Zonja Porja parashikoi se deri ditën e premte nuk do të ketë reshje shiu.

“Moti i kthjellët do të jetë prezent në shtrirjen perëndimore dhe në zonat malore do të kemi vranësira më të shpeshta”, tha ajo.

Ndërkohë në fundjavë do të ketë sërish reshje në territor.

Sipas zonjës Porja, në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

“Java do të jetë pak më e freskët, mëngjeset në zonat malore me temperatura -3 deri në -4. Ndërsa në perëndim, temperaturat do të shkojnë 5, 6 deri në 10 gradë”, u shpreh ajo.