Bota Ditët e fundit në arrati të al-Bagdadit: Maskohej si bari dhe dhunonte...

Ditët e fundit në arrati të al-Bagdadit: Maskohej si bari dhe dhunonte një skllave 17-vjeçare

Në muajt e tij të fundit në arrati, lideri i grupit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi u trembej tradhtarëve. Ai jetonte i maskuar si bari, ndonjëherë i fshehur në tokë, gjithnjë i varur nga një rreth i ngushtë i 5 shoqëruesve të tij.

Bashkëpunëtorët e tij e përshkruajnë si të fiksuar për sigurinë dhe disa herë ka ndryshuar vendndodhjen duke preferuar qytete në shkretëtira në Sirinë lindore pranë kufirit irakian.

Prej kohësh ai nuk mbante agjërim dhe mbante gjithnjë pas vetes një skllave adoleshente, “Jezidi”

Vajza e cila u la e lirë në një sulm të udhëhequr nga SHBA në maj, tha se al-Baghdadi fillimisht u përpoq të ikte në Idlib në fund të vitit 2017. Ajo tha se një natë kishte hipur në një kolonë prej tre automjetesh që përfshinte drejtuesin e ISIS, gruaja e tij dhe shoqëruesit. “Makina arriti në një rrugë kryesore, por më pas u kthye, me sa duket nga frika se do të binte pre e ndonjë sulmi”, tha vajza, e cila ishte 17 vjeçe.

Për rreth një javë ata qëndruan në qytetin jug-lindor të Sirisë Hajin, afër kufirit të Irakut. Pastaj a u zhvendosën në veri në Dashisha, një qytet tjetër kufitar në Siri brenda territorit të kontrolluar  nga ISIS.

Atje, adoleshentja “jezidi” qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Bagdadi, një ndihmës i ngushtë i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie. Al-Bagdadi e vizitonte atje shpesh dhe e përdhunonte dhe herë pas here e rrihte.

Ai lëvizte vetëm natën, vishte  atlete dhe fytyrën e mbante të mbuluar, gjithmonë kishte me vete pesë shoqërues dhe këtë të fundit i drejtoheshin si “haxh” ose “sheik”, tha ajo.

“Kur e pyesja për ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha ajo.

Në pranverën e vitit 2018, ajo iu dha një burri tjetër, i cili e nxori nga Dashisha. Kjo ishte hera e fundit që ajo pa al-Bagdadi, megjithëse ai i kishte dërguar një bizhuteri si dhuratë, tha adoleshentja.

Duket se al-Bagdadi u zhvendos nga një vend në vend në Sirinë lindore për vitin e ardhshëm, pasi ISIS humbi shumë territore, përpara se të shkonin në Idlib diku në pranverë.

Al Bagdadi u vra gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, më 27 tetor.