Kryesore Ditmir Bushati, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë? Flet Albin Kurti

Ditmir Bushati, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë? Flet Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për zërat që janë artikuluar në Tiranë, se Ditmir Bushati do të marrë drejtimin e degës së kësaj partie në Shqipëri. I pyetur në emisionin ‘Tempora’, në RTV Ora, Kurti tha se gëzon një respekt të veçantë për Bushatin dhe do dëshironte të bashkëpunonte me të, por qendra e Vetëvendosjes në Tiranë sipas tij, ka autonominë e vet dhe ai nuk përfshihet.

Pjesë nga biseda:

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.