Politika Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me koronavirus

Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me koronavirus

Tre raste të reja me koronavirus u konfirmuan ditën e sotme në Fier.

Abc News mëson se njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Abcnews.al kontaktoi me deputeten Dhima, e cila konfirmoi se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinë nga e kishte marrë.

Ndërkohë e gjithë familja e deputetes është futur tashmë në karantinë në Fier.

26-vjeçari pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.

Ditën e sotme u konfirmuan 4 raste të reja, tre në Fier dhe një tjetër në Patos. Sakaq, numri në total i të prekurve nga koronavirusi në vend u konfirmua sot se ka shkuar 104, ndërsa 4 pacientë kanë ndërruar jetë.