Kryesore Djegia e mandateve, Basha i vendosur: Nuk ka kthim prapa

Djegia e mandateve, Basha i vendosur: Nuk ka kthim prapa

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh i vendosur se nuk ka kthim prapa në vendimin për djegien e mandateve. Në një dalje për mediat. Basha tha se opozita do të jetë në krah të shqiptarëve.

Basha:Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur PD dhe opozita. Nuk ka kthim prapa, nuk është vetëm djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament fasadë.

Ata mund të mblidhen mund të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do ti përgjigjen dhe ne do jemi në krah të tyre, që ditën e enjte”.

Por çfarë do të thotë qeveri tranzitore? Kryedemokrati Basha e shpjegon: “E para dorëheqje e Edi Ramës dhe hetimi i tij. Qeveria tranzitore detyrë të parë dhe kryesore do të ketë te arrestojë politikanë të kapur në vjedhje votash. Qeveria duhet të mundësojë që mos ketë asnjë ndërhyrje politike, si ajo që bëri Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon”.