Kryesore Djegia e mandateve, Basha: Na takon neve të udhëheqim shqiptarët

Djegia e mandateve, Basha: Na takon neve të udhëheqim shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar për të diskutuar mbi vendim ekstrem atë të djegies së mandateve.

Gjatë mbledhjes, demokrati Basha ka thënë se opozita duhet të jetë me qytetarët, pasi ata treguan besim.

Nëse opozita do të djegë mandatet është punë për të. Jemi në gjendjen e emergjencës kombëtare. Na takon neve të udhëheqim shqiptarët, pasi ata treguan besim ndaj nesh”.

Vendimi i Bashës për propozimin ekstrem të djegies së mandateve u bë ditën e diel, gjatë një konference për mediat.