Politika Djegia e mandateve, Fevziu: Situata shumë e rëndë, ka vetëm dy rrugë

Djegia e mandateve, Fevziu: Situata shumë e rëndë, ka vetëm dy rrugë

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, tha se situata është shumë e rëndë pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite. Ka pasur situata të tjera edhe më të vështira, por kjo situatë është e paprecedentë dhe askush nuk e parashikon dot se si mund të jetë zgjidhja.

Meço: Mund të ketë zgjedhje?

Fevziu: S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Opozita nuk hyn në zgjedhje. Zgjedhje me një palë nuk kanë sens. Mendoj se do të zgjasë. Nuk është një situatë që zgjidhet shpejt. Ndërkombëtarët do të përpiqen ta thyejnë Bashën. Ka vetëm dy rrugë, o do ketë përplasje o do ketë marrëveshje.