Kryesore Djegia e mandateve, Rama: Justifikime se nuk fitojnë dot zgjedhjet

Djegia e mandateve, Rama: Justifikime se nuk fitojnë dot zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama ka folur për djegien e mandateve të opozitës, duke thënë se ky është një justifikim i tyre sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet.

Gjatë fjalës së tij në Pukë në aktivitetin “Bashkia që duam”, Rama deklaroi se ata janë problemi dhe do të vazhdojnë të mos fitojnë zgjedhje deri sa të kuptojnë problemin e tyre.

“Në një rrugë që është e njohur për të gjithë, sa herë afrohen zgjedhjet ata ja fillojnë këtij avazi sepse nuk fitojnë dot.

Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit, bllokuan rrugën dhe bënë çmos që të shmangnin zgjedhjet dhe t’i përdornin ato kundër reformës në drejtësi. Sot është e njëjta situatë ndërkohë që reforma në drejtësi po ecën përpara dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve. Ata përsëri i vihen barrikadë vendit dhe drejtësisë dhe përdorin argumenta që janë vetëdiskreditues për këdo që ka veshë të dëgjojë.

Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor në Shqipëri mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe nuk janë problemi. Nuk fitojnë dot zgjedhjet sepse vazhdojnë të jenë problemi. Sa herë afrohen zgjedhjet ata dalin nga binarët.

Të gjitha janë justifikime, mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët. Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor kurdo qoftë, këto zgjedhje apo në ato të 2021, populli shqiptar do t’i lërë aty ku janë por do të zvogëlohen”, u shpreh kryeministri Rama.