Sport Djokovic po financon ilaçin kundër Covid-19

Djokovic po financon ilaçin kundër Covid-19

Numri 1 i tenisit, Novak Djokovic, i cili u përfshi në polemika të shumta me autoritetet australiane, të cilat nuk e lejuan të merrte pjesë në Grand Slam-in e parë të vitit për faktin se nuk ishte i vaksinuar, ka blerë 80% të aksioneve të danezes QuantBioRes, që po mundohet të krijojë një ilaç kundër Covid-19.

Lajmin e ka dhënë për Reuters drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ivan Loncarevic.

QuantBioRes ka 11 kërkues shkencorë që punojnë për të gjetur një kurë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni.

Sipas Loncarevic, testimet e kurës do të nisin në Britaninë e Madhe, verën e këtij viti.