Aktualitet “Do νras politikanët”/ Burg për 36-vjeçarin nga Lezha që u kap me...

“Do νras politikanët”/ Burg për 36-vjeçarin nga Lezha që u kap me armë

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën. Ai u arrestua pak ditë më parë me arsenal armësh. Në momentin e arrestimit, 36-vjecari nuk ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë. Ndërkohë efektivëve i ka thënë se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

Policia i sekuestroi: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.