Sport Do blejë klubin e Mançester Junajtid? Elon Musk thotë se po bënte...

Do blejë klubin e Mançester Junajtid? Elon Musk thotë se po bënte shaka

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk trazoi botën sportive pasi shkroi në llogarinë e tij në Twitter, se do blinte klubin anglez të futbollit, Mançester Junajtid.

Por kur u pyet nga një përdorues, Musk u përgjigj se shpreh se nuk do e bënte diçka të tillë dhe se po bënte shaka.

Postimi i tij shkaktoi entuziazëm te tifozët anglezë, pasi klubi ndodhet në krizë të thellë rezultatesh pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ku merkato e transferimeve nuk ka qenë cilësore.

Shumë tifozë kanë protestuar vitet e fundit kundër familjes amerikane Glazer, e cila e bleu klubin në vitin 2005, për shkak të vështirësive që po kalon skuadra.

Junajtid ndodhet në vendin e fundit të klasifikim me 0 pikë, renditja më e keqe ndër dekada për “Djajtë e Kuq”.